Google ADS

​Kuvendi të enjten mban dy seanca

11:41 | 19 Shtator 2022
A Z

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se dy seanca do të mbahen këtë të enjte.

Ai tha se në mungesë të kuorumit janë caktuar dy vazhdime të seancave me pika të papërfunduara. Njëra nga seanca me pikat e papërfunduara të së enjtes së kaluar, ndërkohë tjetra është vazhdim i seancës së fundit të sesionit pranveror.

Ai poashtu bëri të ditur se Kryesia do të mblidhet sërish gjatë javës për të caktuar seancën e re./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme