Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit që ka mbajtur me Këshillin Grevist, ka thënë se janë zhvilluar shumë takime me Këshillin Grevist dhe se kërkesë e tyre ka qenë Projektligji i pagave.
Në një konferencë me ministrat Nagavci e Murati, Kurti ka thënë se kërkesë e SBASHK ka qenë Projektligji i Pagave dhe se 100 eurot sipas tij janë kërkuar tash së voni.
“Ne kemi pasur takime dhe kemi qenë në Dhe sot e kam takuar këshillin grevist., ku së paku 30 takime janë zhvilluar ndërmjet BSPK dhe Qeverisë, dhe kërkesë e tyre ka qenë projektligji i pagave, dhe zyra e Qeverisë këtë javë e lëshon në dëgjim publik. Mësimdhënësit do ta kenë koeficinetin më të lartë dhe do ti largojë pabarazitë ndërmjet vete. Mbi 1 milion euro janë ndarë për disa mësimdhënës që vuajnë nga sëmundjet e rënda”, tha Kurti. Kërkoj që nxënësit të shkojnë në shkolla. Nuk bënë grevë e bojkot. Kërkoj që nxënësit të shkoj në shkolla dhe mësimdhënësit të kthehen në punë. Nuk është e vërtet që nuk ka pasur dialog. Në takim disa herë më thanë që të dalim nga kjo situatë edhe ju edhe ne. Si shtesë ne ua tham edhe tri gjëra për të cilat na thanë se do ta pyesin anëtarësia dhe në një deklarim për media thanë se greva vazhdon. Kur e pyetën anëtarësinë ata. Më thoshin na ndihmo si vëlla, si vëlla të ndihmojë privatisht, unë jam kryeministër, ka kaluar koha kur kryeministri të ndihmon si vëlla”, ka thënë Kurti./arbresh.info/
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...