Kurti: Asociacioni, marrëveshja e vetme që s’e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese

11:28 | 26 Janar 2023
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth takimit që ka zhvilluar mbrëmë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se plani i ashtuquajtur franko-gjerman duhet të ketë njohjen reciproke në qendër.

Për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, Kurti ka thënë se është e vetmja marrëveshje që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ka insistim nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtare që Asociacioni ashtu siç është nënshkruar më datën 19 prill 2013-ës, por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar sepse është e vetmja marrëveshje nga 33 marrëveshjet që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Kurti sot pas konferencës ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber ZERO”./arbresh.info/

Kurti për takimin e mbrëmshëm me Lajçakun: Plani franko-gjerman, duhet të ketë njohjen reciproke në qendër

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme