Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Shefin e Misionit të Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Kryetari Konjufca, me këtë rast, e ka uruar ambasadorin Dietz për mandatin dhe i ka shprehur falënderime për mbështetjen koherente të Luksemburgut ndaj Kosovës, duke kërkuar njëherësh vazhdimin e kësaj mbështetjeje për liberalizimin e vizave dhe perspektivën evropiane të shtetit tonë.
Në takim gjithashtu u vlerësuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe u shpreh gatishmëria e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. /arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë