Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, deklaroi se dy vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira sa i përket krizave me të cilat janë përballur qytetarët.
Ai kërkoi nga deputetët që të përkrahin çështjen e tërheqjes së mjeteve të kursyera në kuadër të Trust-it.
“Ka qenë kërkesë e qytetarëve që të mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti dhe me 9 mars kemi proceduar atë, e më pas është procedura për në Qeveri. Qeveria e neglizhoi këtë, por që i hapi rrugë Kuvendit për rishikimin e këtij projektligji. Sot kam një kërkesë të komisioneve, që të këtë projektligj të procedojë dhe të trajtojë me urgjencë, për shkak të krizës ekonomike.”, tha Haxhiu.
Deputeti theksoi se duhet përshpejtuar çështja, e që në seancën e ardhshme të mund të procesohet si kërkesë.
“Kjo do t’u mundësojë qytetarëve tërheqjen , ndërsa Qeveria do të kujdesej që të përkrahë pensionistët, familjet pensionale, studentët dhe disa kategori të tjera”./arbresh.info/
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...