Haradinaj fton Prokurorinë për hetime: Ka dyshime që qytetarët janë vjedhur në faturat e rrymës

12:53 | 6 Prill 2022
A Z

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka ftuar Prokurorinë të hetojë fryerjen e faturave të energjisë.

Sipas tij, ka dyshime serioze që janë vjedhur qytetarët.

Njoftimi i plotë:

Ftoj Prokurorinë të hetojë fryerjen e faturave të energjisë
Kryeministër kriza energjetike në Kosovë nuk zgjidhet me punësimin enorm të militantëve partiakë e as të atyre që sipas teje janë për dasma e kanagjegje.
A je i vetëdijshëm se faturat e energjisë pas shtrenjtimit në shumë raste e tejkalojnë dyfishin, e ka dyshime serioze se ato janë fryrë përtej çdo tarife, kategorie apo kriteri.
Sot kur është e qartë se qytetarët kanë mbetur krejtësisht vetëm, ftoj organet e hetuesisë që krahas hetimeve për punësime abuzive në KEK, të fillojnë hetimet edhe për faturat e fundit të energjisë.
Ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme