Hani i Elezit, qyteti që për herë të parë zbukurohet nga dritat e fundvitit

15:02 | 31 Dhjetor 2021
V. S.

Miti u thye.

Bredhi u vendos në qendër, përball komunës.

Hani i Elezit është komuna e vetme në Kosovës që deri tash nuk ju kanë bashkuar festave të fundvitit për dekorim të qytetit.

E më të marr postin e të parit të kësaj komune, vendimi i parë i kryetarit të ri, Mehmet Ballazhi ishte dekorimi i sheshit për festat e fundvitit, raporton arbresh.info

Bashkëngjitja në botën e civilizimit, thotë të jetë arsyeja pse do të zbukurohet kjo komunë.

“Për asgjë tjetër pos për t’i thyer disa tabu që janë krijuar pa nevojë, me një formë për t’iu bashkangjitur botës së civilizuar. Ka qenë një pritje që as vet se kisha menduar, të rijnë fëmijët e të vjetrit e kanë pritur shumë mirë këtë”.

Ndonëse nuk dëshiron të komentojë se pse një gjë e tillë nuk ka ndodhur tash e 12 vite, Ballazhi thotë se ndryshimi ishte dhe kauza e tij.

“Nuk e di pse, por besoj që kanë qenë konceptet të kryetarëve paraprakë për mos më bë një gjë të tillë. Unë ashtu kështu kam pas kauzën për ndryshim dhe pse mos më hy në botën e civilizimit”.

Vendimi i dytë pas dekorimit të sheshit për herë të parë, për Ballazhin do të jetë çështja e ujit.

“Çështja e ujit do të jetë prioriteti ynë i parë i ardhshëm”.

Ndryshe, kryetari i deritanishëm i Hanit të Elezit, Rufki Suma, gjatë viteve të kaluara kishte deklaruar se paratë që do të shpenzoheshin për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit, do t’i orientojë në ndihmë të qytetarëve në nevojë./V.Selimi/Arbresh.info/

 

Të ngjashme