Google ADS

Faton Klinaku: Konjufca po mendon që po na lodhë duke bërë pauzë, por ne do të vazhdojmë të qëndrojmë

14:46 | 16 Qershor 2022
A Z

Veteranët e luftës ende janë duke qëndruar në oborrin e Kuvendit të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari tha se do të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit derisa të marrin një përgjigje zyrtare.

“Derisa të përfundojë Kuvendi nuk e kem ndërmend me leshu oborrin”, tha Jashari.

Ndërsa shumica e veteranëve tjerë brohorasin duke thënë se vetëm sot dhe asnjë ditë tjetër.

“Vetëm sot, vetëm sot, 30 euro i kena harxhuar me ardhur këtu, si kemi na ka gjashtë rroga si këta të Kuvendit”.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku lajmëron veteranët se seanca plenare e Kuvendit është bllokuar dhe se do të vazhdojnë derisa të përmbushen kërkesa e tyre.

“Seanca plenare në Kuvend prapë është bllokuar dhe nuk po lejohet vazhdimi i saj, ne do të vazhdojmë derisa të përmbushen kërkesat tona. Glauk Konjufca e shtynë seancën plenare duke menduar qe na lodh neve se kemi ndjetë mu ndal”, tha ai

Bashkë me veteranët e luftës është duke qëndruar edhe Dardan Molliqaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme