5 emrat nga VV dhe 5 emrat nga PDK që do i votonte Lutfi Haziri

00:30 | 29 Janar 2021
Trina Galanxhi

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka treguar pesë emra që do t’i votonte për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga lista e Vetëvendosjes.

Haziri në Pressing  ka thënë se do ta votonte Liburin Aliu pasi është i anës së tij.

Përvec Aliut, ai ka përmendur Arbërie Nagavcin, Gani Krasniqin e Glauk Konjufcën. Ndërsa për kandidatin e pestë Haziri nuk ka mundur të vendos. Dyshimet e tij ishin ndërmjet Haki Abazit e Hekuran Muratit.

“Arbërie Nagavcin, mu ka dukur si zojë që e ka menaxhu Kuvendin. Liburnin e kam të anës time pak. Gani Krasniqin, pastaj Glauk Konjufcën dhe Haki Abazin ose Hekuran Muratin”, ka thënë Haziri.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka treguar cilët 5 deputetë do i votonte nga radhët e PDK’së.

Haziri ka zgjedhur këta 5 kandidatë:

Bedri Hamza, Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Memli Krasniqi dhe  Abelard Tahiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme