Google ADS

Dita e Veteranëve të Koshares| Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi nderohen me Çmimin “Ditët e Shqipes”

13:00 | 19 Prill 2022
A Z

Me rastin e ditës se Veteranëve te Betejës se Koshares, sot në Amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë nën Patronatin e Presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu, shoqata e ish brigades 138 “Agim ramadani” organizoji manifestimin tradicional “Ditet e Shqipes 2022″ (23 vjetori i Betejës së Koshares”)

Manifestimi u hap me intonimin e himnit kombëtar.

Menjëherë pas intonimit u interpretua një monolog nga artisti Dibran Fylli të perpiluar enkas për këtë ditë.

Ceremonia vazhdoi me një minutë heshtje në nderim te të rënëve në Betejën e Koshares.

Rrustem Berisha, në emër të shoqatës së veteraneve, rikujtoi veprimtarinë e të rënëve në “Betejën e Koshares” duke filluar me veprimtarinë e Sali Çeku-t.

Lajmin për rënien e Sali Çekajt e kemi përjetuar shumë rendë. Rënien e tij jemi munduar ta shndërrojmë në forcë. Ju jeni shëmbëlltyra e asaj çfarë ne kemi ëndërruar. Driton, Majlinda ju falënderojmë për kontributin tuaj dhe qe na keni berë krenar duke arritur atë çfarë ne kemi ëndërru”, tha ai.

Agron Jusufi nga Shoqata e Ish-Brigadës 138 Agim Ramadani, shpalosi vendimin për ndarjen e çmimit nga Shoqata e ish-Brigadës 138, “Agim Ramadani” për Çmimin “Ditët e Shqipes”, për veprimtari te përgjithshme.

Menjëherë pas leximit filloi edhe ndarja solemne e çmimit për Driton Kukën e Majlinda Kelmemdin.

Menjëherë pas marrjes së çmimit fjalën e mori Driton Kuka:

“Unë me Majlindën dhe shume sportistë tjerë po mundohemi të vazhdojmë rrugën e atyre që lan në gjysmë”, tha Kuka./arbresh.info/

Të ngjashme