Deputeti i VV-së: S’duhet tërhequr Trusti, qeveria po i ndihmon qytetarët

11:43 | 23 Qershor 2022
A Z

Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe kryetar në Komisionin për Buxhët, Punë dhe Transfere, ka thënë të enjten gjatë seancës së Kunvedit të Kosovës se tërheqja e një pjese të Trustit krijon një precedent të rrezikshëm.

Muja po ashtu ka potencuar se Kosova vazhdon të ketë performancë të mirë ekonomike dhe se janë krijuar 25 mijë vende të reja pune.

“Tregu i punës është stabilizuar, vendet e prekura të punës gjatë pandemisë janë kthyer, janë hapur edhe 25 mijë vende të punës.

“Është kundërshtuar në Komision që të ketë tërheqje të mjeteve të Trustit. Kjo ide shkatërron strukturën pensionale. Tërheqja e mjeteve të Trustit i ndihmon vetëm 5 për qind të Trustit. Mbëshetja e Qeverisë është shumë më e gjerë për të gjitha kategoritë. Duhet të ndalojmë çdo nismë ligjore që tenton të preken kursimet pensionale”, tha Muja.

Muja ka cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), ku tha se edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, Kosova ka rritje ekonomike pak më shumë se 5 për qind./arbresh.info/

 

 

Të ngjashme