Punëtorët e sektorit publik kanë filluar grevën që nga 25 gushti, me kërkesën për rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.
E, për ketë arsye të grevës, Ministria e Financave ka vendosur mos ti procedoj pagat ndaj grevistëve.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me mjekët, përkundër faktit se ata nuk kanë qenë të involvuar në grevë apo protesta.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sjediu tha se është e papranueshme një vonesë e pagave te punëtorët shëndetësor që nuk kanë qenë të involvuar në grevë.
“Sa i përket grevave punëtorët shëndetësore nuk kanë hy në grevë. Është e papranueshme një vonesë e pagave te punëtorët shëndetësor që nuk kanë qenë të involvuar në grevë apo protesta”, tha ai./arbresh.info/
Nesër inaugurohet Laboratori i Forenzikës, marrin pjesë Hajd...
Veliaj uron qytetarët për festat: E nisim vitin 2025 si Krye...
Momenti kur shefi i linjës ajrore përkulet në shenjë falje p...
Trepça arrin marrëveshje me Kristi Kote
Marrëdhënia e Drilonit me Sarën nxit debate në shtëpi
Meksikë/ Forcat e sigurisë kanë ndaluar 475,000 emigrantë il...