Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.Ç., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, me datë 14.10.2021 rreth orës 20:00-20:30 në fshatin Kojushë – Komuna e Prizrenit, është gjetur se posedon një (1) pistoletë të tipit “Zastava”- M 57 të kalibrit 7.62 mm, dhe një (1) karikator pa municion, në kundërshtim me lejen e lëshuar të armës dhe me ligjin e zbatueshëm për armët.
Po ashtu, i pandehuri me datë kohë dhe vend të njëjtë e përdorë armën në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, në atë mënyrë që në një aheng familjar, me pistoletën e tipit “Zastava”- M 57 shkrep në ajër 5-6 herë.
Me këto veprime, i pandehuri A.Ç., ka përmbushur elementet e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...