Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale.
Ministi Vitia para deputetëve prezantoi Ligjin për çmimin e produkteve medicinle.
“Në gusht të vitit 2023 ka hyrë në fuqi Ligji për Çmimin e produkteve medicinale, përcakton çmimet e produkteve medicinale për qarkulluesit e licencuar farmaceutik me shumicë dhe pakicë në Republikën e Kosovës. Për zbatimin e këtij ligji Ministria ka paraparë edhe planin e veprimit.
Ky ligj përcakton sigurimin me kosto të përballueshme të produkteve medicinale të nevojshme dhe efikase për qytetarët dhe institucionet e Republikës se Kosovës. Llojet e çmimit të produkteve mediciale, sipas neneve të këtij ligji që përcaktohen nga Komisioni janë: çmimi me shumicë, çmimi me shumicë për produkte gjenerale, çmimi me pakicë, çmimi me pakicë për produkte gjenerike”, ”, tha Vitia./rtk/
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim