Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se në këto kohën e një Qeverie si ajo e Serbisë, që sipas tij mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurt të vendit është domosdoshmëri.
Sveçla me anë të një postimi në Facebook, ka ndarë pamje nga panairi më i madh i industrisë së mbrojtjes ‘Eurosatory 2024’ që po mbahet në Paris, shkruan Arbresh.info.
“Me ceremoni zyrtare ku ishte i pranishëm Ministri i Mbrojtjes së Francës Sébastien Lecornu, sot është hapur në Paris panairi më i madh i industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, Eurosatory 2024.”, ka shkruar Sveçla.
Në këtë panair po merr pjesë zëvëndësministrin e Mbrojtjes Shemsi Syla, Ambasadorin Mehdi Halimi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe me ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. /Arbresh.info/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...