Google ADS

Stërvitje e përbashkët ushtarake Shqipëri-Kosovë, vëzhgohet nga Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Evropën

08:32 | 12 Gusht 2024
E.G

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë bashkë me FSK-në dhe Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës kanë testuar aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale.

Me anë të një njoftimi në Facebook, bëhet e ditur se testimi ka qenë nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën, shkruan Arbresh.info.

“Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tutje, njoftohet se trupat specialë kanë simuluar skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese./Arbresh.info/

“Gjatë stërvitjes #ValorShield24, trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese.”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e kësaj ministrie./Arbresh.info/

Të ngjashme