Shpërthimi afër një pike karburanti në Zveçan, Ilir Peci: Komuna e dënon këtë akt

13:20 | 29 Shtator 2024
E.G

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka njoftuar se ka dalë në vendngjarje te pika e karburanti ku u raportua se pas mesnatë pati shpërthim në këtë komunë.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se Komuna e Zveçanit dënon këtë akt dhe personat të cilët e shkaktuan incidentin, shkruan Arbresh.info.

“Mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një shpërthim pranë pompës së benzinës Lab-Oil. Nga ky incident nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale në objektin e pompës dhe disa vetura. Komuna e Zveçanit dënon këtë akt dhe personat të cilët e shkaktuan incidentin.”, ka shkruar ai.

Kryetari i komunës ishte në vendin e ngjarjes për të parë gjendjen dhe për të falenderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë e tyre dhe profesionalizmin e treguar në qdo moment./Arbresh.info/

Të ngjashme