Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomaš Szunyog, ka thënë se rruga për në BE nuk është e shpejtë.
Ai ka thënë se Kosova duhet të tregojë rezultate në reformat në drejtësi e administratë publike si dhe në luftën kundër korrupsionit.
Sa i përket këtij raporti Szunyog, tha se ka qenë real dhe ka evidentuar arritjet që janë bërë, raporton arbresh.info.
“Në përgjithësi raporti ka vlerësuar progresin në të gjitha fushat Është e qartë se s’ka rrugë të shpejt për në BE. Duhet të sillen rezultate në drejtësi, korrupsion, administratë publike. Kosova s’ka bërë progres në administratë publike, kemi par progres në sistemin gjyqësor. Kosova ka pas progres në sektorin e energjisë. Duhet të fokusohemi në zbatimin e raporteve. Unë i kam dorëzuar raportin krerëve të shtetit dhe kam dëgjuar për përkushtimin për t’i përmbushur këto rekomandime”, tha ai.
Këto komente ai i ka bërë gjatë fjalimit të tij në diskutimin temën ” Raporti i BE-së për Kosovën”.
Demush Shasha nga instituti EPIK si monitorues i këtij raporti tha se kjo tryezë do të ndihmoj për hapa të mëtejshme.
” Takimi i sotëm organizohet fal bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm më Kuvendin e Kosovës. Qëllimi i këtij takimi është një hap drejt hapave të tjerë”, tha Shasha.
E Jan-Axel Voss,i ngarkuar më punë në ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë ka thënë se Gjermani ka mbështetur çdo herë Kosovën drejt BE-s, por që raporti ka pika të caktuara që duhet zbatohen.
“Gjermani ka mbështetur Kosovën drejt BE-së në vazhdimësi. Ky projekt është përgatitur për të parë ku qëndron Kosova drejtë rrugës së BE-së. Komisioni i BE-së e ka publiku raportin e progresit dhe ky raport është i detajuar. Kishte aq shumë mesazhe drejt rrugës së BE-së”, tha ai./arbresh.info/
Niko Peleshi: uvendi i Shqipërisë mbetet i angazhuar të mbës...
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...