Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka mbajtur konferencë për media pas takimeve zyrtare të cilat i ka zhvilluar sot në Prishtinë.
Sarrazin shprehu brengën e tij që nuk ka parë rezultate konkrete për avancimin e lirisë së lëvizjes, mallrave dhe parasë në kuadër të Procesit të Berlinit, raporton Arbresh.info.
Ai u shpreh se për këtë duhet kompromise e nganjëherë edhe vullnet për të bërë koncesione për t’u pajtuar për marrëveshje politike që mund të mos jenë të lehta për Serbinë apo për Kosovën.
“Ne duam të bëjmë një hap të madh përpara në Berlin në tetor. Sot isha në Prishtinë dhe tani udhëtoj në rajon për të përgatitur rezultate konkrete që të avancojmë për të përmirësuar jetët e njerëzve. Por, për këtë na duhet kompromis dhe, nganjëherë, edhe gatishmëri për të bërë lëshime për të arritur marrëveshje politike, të cilat nuk janë të lehta për Serbinë dhe Kosovën,”, tha ai para gazetarëve.
Emisari gjerman tha se po largohet paksa i brengosur në rast të mosarritjes së rezultateve për të ecur tutje në samit të Berlinit.
“Po iki i shqetësuar që nuk jemi aty ende. Nëse nuk marrim rezultate më të mira para samitit më 14 tetor, jam i shqetësuar se nuk e kemi arritur qëllimin tonë që bashkëpunimi rajonal, tregu i përbashkët rajonal është formati i duhur për të arritur rezultate konkrete për njerëzit e Ballkanit”, theksoi Sarrazin
Ai foli edhe për takimin me kryeministrin Kurti duke thënë se s’do të ndalet së foluri edhe me liderët e tjerë ballkanas për arritjen e Procesit të Berlinit dhe bashkëpunimin rajonal./Arbresh.info/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...