Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane sot po mban Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar i cili do të vazhdojë edhe nesër (3 tetor).
Pjesëmarrës është edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i cili ka thënë se ky forum është një mundësi e mirë për Kosovës dhe Gjermaninë, shkruan Arbresh.info.
“Jam shumë i gëzuar që shoh kaq shumë njerëz këtu, është kënaqesi që jam në Prishtinë, më pëlqen të flas më shumë për biznes se sa për politike, kjo javë është një shembull se çka po synojmë të mbërrijmë së bashku, ky forum është një mundësi shumë e mirë për Kosovën dhe Gjermaninë”,u shpreh Rohde.
Ai po ashtu theksoi se Procesi i Berlinid është një marrëveshje shumë e mirë për të punuar në zgjedhje të mira.
“Jam i kënaqur qe po shoh që shumë personazhe janë pjese e këtij forumi. Forumi i dytë do të produce më shumë story, procesi i Berlinit është një marrëveshje shumë e mirë pëe të punuar në zgjedhje më të mira, në nënkuptojmë biznes në çdo cep të botës, do të punojmë së bashku pëe tu rritur së bashku”, tha mes të tjerash ambasadori gjerman.
“Faleminderit qe jeni duke marrë pjesë në këtë forum, dhe uroj nje sukses sot dhe nesër, në diten tonë ndërkombëtare.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë