Temperaturë, kollë, dhembje fyti e kokë dhimbje muskujsh janë vetëm disa nga simptomat e gripit sezonal i cili ka prekur shumë qytetarë të Prishtinës.
Kjo ka bërë që të rritet fluksi në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF), në Prishtinë.
Kështu thotë për Arbresh.info Rushit Ismajli, specialisti në QKMF.
Ismajli shprehet se edhe pse numri i doktorëve në këtë qendër është i vogël, situata është e menaxhueshme.
“Ne mundohemi që t’i klasifikojmë rastet nga ato që janë më të lehta, zakonisht janë raste të lehta, të cilat nuk kanë nevojë për një vëmendje të madhe mjekësore, mirëpo më shumë i përkushtohemi rasteve të cilat janë pak më të vështira.”, u shpreh ai.
Ismajli tutje tregon se grupet më të prekura nga ky grip janë të moshuarit, shtatzënat dhe fëmijët.
Kurse sa i përket rrezikshmërisë, Ismajli thotë se shkalla e saj është e vogël dhe siç thotë ai, nuk ka raste të cilat kanë përfunduar me fatalitet si pasojë e këtij gripi
Ai rekomandon qëndrimin në shtëpi kur shfaqen shenjat e para të gripit ashtu si dhe marrjen e sasisë së konsiderueshme të lëngjeve.
“Mënyra më e mirë është që kur ka shenjat e para, të rrinë në shtëpi, të pinë sasi të mjaftueshme të lëngjeve, të ushqehen në mënyrë të duhur dhe të marrin diçka për dhimbje”, thotë specialisti në QKMF.
Kurse mënyra më e mirë për parandalimin e gripit, sipas Ismajlit, është jeta e shëndetshme.
Për fund ai pati edhe një mesazh për qytetarët të cilët janë të prekur nga ky grip.
“Në qoftë se kanë simptoma të gripit të mos alarmohen, temperatura në shumicën e rasteve është e dobishme edhe te fëmijët edhe tek të rriturit. Në qoftë se nuk e kanë kaluar 38.5 nuk ka nevojë për trajtim. Nuk ka nevojë për alarmim, rrini në shtëpi, konsumoni lëngje, çaj, ujë, supë, jo lëngje të gazuara, këto me sheqer. Ushqehuni në mënyrë të duhur, mos kërkoni infuzione. Mos merrni antibiotikë pa këshillën e mjekut”, tregon Ismajli.
Ai këshillon përdorim në sasi sa më të vogël të antibiotikëve, injeksioneve e infuzioneve dhe sa më shumë përkushtim ndaj shëndetit personal, higjienës dhe marrjes së lëngjeve./Arbresh.info/Erolinda Gashi/
Për më shumë ndiqni videon:
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...