Policia e Kosovës në Prizren, ka vizituar shkollën Fatmir Berisha ” e cila gjendet ne lagjen “Bajram Curri” në këtë qytet.
Përveç takimeve me udhëheqësit e shkollës, pjesëtarët e PK-së i janë bashkangjitur nxënësve në lëndë e Edukatës Fizike, ku kanë bërë së bashku ushtrime me nxënësit.
Këto vizita janë bërë në kuadër të aktiviteteve të PK-së në komunitet dhe patrullimeve për sigurinë në shkolla.
Komunikata e plotë:
Në vazhdim të aktiviteteve policore , njësia e Komunitetit se bashku me udhëheqës të stacionit policor te Prizrenit kanë vizituar ShFMU ,,Fatmir Berisha ” e cila gjendet ne lagjen “Bajram Curri” dhe, përveç takimeve me stafin e shkollës, policia gjatë orës së edukatës fizike, i ‘u është bashkangjitur nxënëseve ne ushtrimet gjimnastikore duke krijuar miqësi më këta nxënës dhe duke praktikuar ushtrime të ndryshme”.Gjithashtu , një vizitë policia e Komunitetit e kishte kryer edhe në Shkollën Profesionale Ekonomike ,,Ymer Prizreni “, duke mbajtur takim me stafin drejtues, duke evidentuar problemet që mund ti kenë në shkolla dhe në afërsi të shkollave.
Zyrtarë policorë nga njësia e Komunitetit dhe njësi tjera, vazhdimisht janë duke patrulluar në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, duke krijuar një klime të qetë dhe stabile për të gjithë nxënësit dhe personelin arsimor. Një bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë policia e ka edhe më prindërit e nxënësve, për çka është në kontakt të vazhdueshëm gjatë realizmit dhe kryerjes se detyrave.
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...