Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier dhe Ministren për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Arbërie Nagavci, kanë përuruar shkollën e renovuar “Ahmet Gashi”.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se renovimi i kësaj shkolle është një tjetër hap i madh i Kryeqytetit në përmirësimin e kushteve arsimore për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë, shkruan Arbresh.info.
“Mësimi tërëditor, renovimi dhe ndërtimi i shkollave të reja janë pjesë e reformës dhe për transformimin e Kryeqytetit.”, aka shkruar ai.
Rama ka falënderuar ambasadorin amerikan për financimin e renovimit të kësaj shkolle dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kryeqytetin dhe Republikën e Kosovës./Arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...