Një përleshje mes disa personave raportohet të ketë ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Zvicër, konkretisht në Gosgen në kantonin e Solothurnit.
Si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar nga ngjarja, njëri nga ta rëndë.
Siç njofton policia, viktimat janë një 35 vjeçar nga Kosova dhe një 48 vjeçar australian, transmeton Klankosova.tv
Lidhur me rastin në pranga ka përfunduar një 35 vjeçar nga Serbia.
Pas trajtimit fillestar, dy të lënduarit janë dërguar në spital.
Policia dhe prokuroria publike kanë nisur hetimet dhe janë në kërkim të dëshmitarëve që mund të jenë në dijeni dhe bashkëpunojnë lidhur me rastin.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...