Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë mirënjohje presidenciale për ekipin e fakultetit juridik që dolën të tretët në garën më prestigjioze të drejtësisë në botë.
Osmani me anë të një postimi në Facebook, tha se ata janë personifikimi më i mirë i rinisë sonë, shkruan Arbresh.info.
“Ata janë personifikimi më i mirë i rinisë sonë – të talentuar, të motivuar e të përkushtuar për ta arritur çdo sukses e për ta ngritur lart e më lart shtetin tonë.”, u shpreh Osmani.
Presidentja Osmani tha se kanë shprehur mbështetjen dhe krenarinë për studentët.
“Prandaj sot në prezencë të disa prej ish pjesëmarrësve të garës VIS moot, shumë prej të cilëve edhe kisha nderin t’i trajnoja për rreth 15 vite, si dhe të ekipeve më të reja të Universitetit tonë, të udhëhequr nga Donikë Qerimi, e mbi të gjitha në prezencë të prindërve të këtyre të studentëve të jashtëzakonshëm, shprehëm sërish mbështetjen e krenarinë tonë për studentët tanë.”, ka thënë ajo/Arbresh.info/
Aliu thotë se ende s’ka marrë informacion zyrtar për hetimet...
Krasniqi: Nuk ka asnjë arsye që ura e Ibrit të vazhdojë të j...
“I falen Allahut 5 herë në ditë dhe nuk paguajnë sigurimet s...
Paga mesatare në Maqedoni të Veriut është më e ulëta në rajo...
Aliu: Taskforca e mjedisit ka ndërmarr mbi 20 aksione për të...
Kryemadhi pas daljes nga gjykata: Më shqetëson prezenca me M...