Google ADS

Osmani i dërgon letër Bidenit: Mirënjohje çdo lideri amerikan që qëndroi me Kosovën

22:28 | 4 Korrik 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së ShBA-së.

Letrën e ka publikuar në “X”, derisa ka falenderuar të gjithë liderët amerikanë, të cilët përtej linjave partiake, kanë qëndruar dhe vazhdojnë të qëndrojnë me kosovarët, shkruan Arbresh.info.

“Kontributi i SHBA-së për lirinë e Kosovës është mishërimi më i vërtetë i fjalëve të Martin Luther King-ut: “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”. Ua kemi borxh mirënjohjen çdo lideri amerikan – përtej linjave partiake – i cili ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë me popullin e Kosovës, popullin më proamerikan në Tokë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale