Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Presidentin e Federatës së Paqes Universale për Evropën Jug-Lindore, Dr. Jacques Marion.
Gjatë bisedës, u diskutua rreth politikave sociale dhe të punësimit të Qeverisë që për synim kanë ngritjen e mirëqenies së gjithmbarshme, gjithëpërfshirjen, si dhe rreth aktiviteteve dhe misionit të Federatës së Paqes Universale, shkruan Arbresh.info.
Kurti vuri theksin te përfundimi me sukses i procesit të regjistrimit të popullsisë, tek rëndësia e përpunimit të të dhënave të grumbulluara dhe rolit që ato do të luajnë në hartimin e politikave dhe strategjive për dekadën që kemi përpara.
Gjithashtu, numëroi masat dhe programet mbështetëse për komunitetet joshumicë, që përfshijnë fondin 3 milionësh për ndërmarrës të rinj dhe organizata joqeveritare dhe programin e përbashkët me UNICEF për punë praktike për të rinjtë mes moshës 16-24 vjeç, prej të cilëve deri më tani 15% të përfituesve janë nga komunitetet joshumicë.
Kryeministri u njoftua nga Dr. Marion për planet e Federatës për organizimin e një konference mbi paqen, stabilitetin dhe tranzicionin demografik në Ballkanin Perëndimor, në tetor të këtij viti, pikërisht në Prishtinë. Me këtë rast, Presidenti Dr. Marion i dorëzoi kryeministrit ftesën për të qenë pjesë e kësaj konference, si mysafir nderi dhe folës.
Në këtë takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni../Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...