Google ADS

Ndërpritet dasma në Gjakovë, AUV-i shqipton gjobë

20:25 | 5 Janar 2022
Përparim Bublaku

Një dasmë me rreth 300 të ftuar është ndërprerë sonte në Gjakovë.

Kjo dasmë ishte organizuar në fshatin Hereq në kundërshtim me masat në fuqi, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Ai për arbresh.info, ka thënë se me të marrë informacionin së bashku me inspektorët e AUV-it kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 18:30, Stacioni policor ne Gjakovë ka pranuar informatë se ne fshatin Hereq, Gjakovë ne lokalin “Fetah” është organixuar aheng familjar ( dasma).Policia ka vepruar se bashku me inspektoret e AUV-it dhe nga ana e tyre (AUV) është shqiptuar dënim (gjobë), si dhe janë larguar të gjithë mysafiret”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme