Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, i ka reaguar ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili ka thënë se në qeveritë e kaluara me një traktor janë vjedhur mbi 3 milionë euro.
Musliu me anë të një postimi në Facebook tha se përmes këtyre deklaratave ministri në fjalë po mundohet ta shantazhojë opozitën.
Ajo ka thënë se se pas këtyre deklaratave ministri Peci duhet të intervistohet nga prokuroria.
“Ty, more manipulues, është e pamundur që dikush të të besojë, por nëse kjo që thua është e vërtetë dhe ti nuk e ke paraqitur në prokurori, por e ke mbajtur për të shantazhuar në fushatën zgjedhore, atëherë e meriton burgun. Ministrat dhe askush tjetër nuk guxon të shantazhojë, sepse shantazhi dënohet me ligj. Prokurori pas këtyre deklaratave ose PECI ose SPECI njani duhet me përfundu në burg”, ka shkruar Musliu./Arbresh.info/
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat
Kurat më të mira natyrale kundër irritimit të skalpit të kok...