Një i mitur është lënduar sot në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti e cila tha se lidhur me rastin është duke u intervistuar një person i cili ka qenë i përfshirë në rast.
“Sot rreth orës 18 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se në këtë rast nga mjete të forta është lënduar një person (i mitur).”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Arbresh.info/
Pasojat e temperaturave të larta tek Shkëmbinjtë e Mëdhenj K...
Guardiola pas humbjes ndaj United: Unë nuk jam mjaftueshëm i...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV të mërkurën prezanton kandidatët ...
KFOR-i italian donacion për shkollën `Faik Konica` në Ratish...
Rina Balaj: Butrint Imeri është i mbivlerësuar
Një javë pas rrëzimit të Assad, rihapen shkollat në Siri