Takimi i pestë zyrtar për këtë vit mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Komandantit të KFOR-it, Özkan Ulutas, kësaj radhe ishte ai i lamtumirës, kur po i vjen fundi mandatit të Gjeneral Majorit.
Duke e falënderuar komandantin e KFOR-it Ulutas për kontributin e shërbimin e tij në fushën e sigurisë, kryeministri Kurti shprehu vlerësimin e lartë për bashkëpunimin e ngushtë, komunikimin, koordinimin dhe bisedat përherë të sinqerta e në frymën e sinergjisë për ruajtjen e paqes e sigurisë, shkruan arbresh.info.
Në takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet institucioneve tona të sigurisë e veçanërisht Policisë së Kosovës me Misionin e NATO-s në Kosovë KFOR-in. Kryeministri nënvizoi edhe rëndësinë e sundimit të ligjit dhe ofrimit të një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim.
Kryeministri Kurti shoqërohej në këtë takim nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi./arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...