Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Tahir Emrës, ai tha se ishte një prej kontribuesve më të mëdhenj në zhvillimin e arteve pamore në Kosovë.
Po ashtu, Kurti tha se kishte rastin të takohej shumë herë dhe të bisedonin për karrierën e tij, shkruan Arbresh.info.
” Kam pasur nderin ta takoj disa herë dhe ta vizitoj në shtëpinë e tij, ku ai dhe vajza e tij më pritën me shumë ngrohtësi një të shtunë të këndshme këtë vit. Ishte një privilegj ta dëgjoja teksa rrëfente për fillimet e karrierës së tij, për fillet e arteve vizuale në Kosovë, për Abdurrahim Buzën, përkushtimin e tij dhe për punën që e vazhdoi me kaq dashuri për artin. Trashëgimia e tij është e gjallë në institucionet dhe zhvillimin artistik të vendit tonë.”, tha Kurti.
Tutje Kurti foli edhe për veprat e Tahir Emrës, të cilat sipas tij janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.
“Ka lënë pas një thesar të pashoq krijimesh, të cilat do të vazhdojnë të flasin për të brezave që do të vijnë. Veprat e tij janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore dhe janë të njohura si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës”, u shpreh Kurti.
E krejt në fund, kryeministri shprehu ngushëllime familjes dhe të gjithë komunitetit artistik duke thënë se vepra dhe përkushtimi i tij do të kujtohen gjithmonë.
“Sot humbëm një mjeshtër, një vizionar, dhe një njeri të dashur për komunitetin artistik dhe më gjerë. Vepra e tij dhe përkushtimi i tij do të kujtohen gjithmonë. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë komunitetit artistik që ndajnë dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe”, ka shkruar mes të tjerash ai./Arbresh.info/.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...