Në ditën e 18-të të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, Yasin Ekrem Serim, komandantin e KFOR-it, gjeneral Özkan Ulutas, Myftiun Naim Tërnava, ministra, zëvendësministra, deputetë, përfaqësues e udhëheqës të institucioneve të shtetit tonë, iftar ky i shtruar nga zyra koordinuese e TIKA-së në Kosovë, në krye me Fulya Aslan, koordinatore e TIKA-s.
Duke uruar të gjithë agjëruesit, që përgjatë këtij muaji të kenë qetësinë e shpirtit dhe përkushtimin e zemrës drejt vlerave të besimit, bashkëpunimit, të mbrojtjes e të zhvillimit të paqes, kryeministri bëri thirrje për më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit, bujari e kujdes për të gjithë, e përbashkim rreth thirrjes për vepra më të mira.
“Çdo herë ta kemi në mendje respektin dhe vlerësimin e lartë për kontributin që kanë dhënë brezat para nesh, për lirinë e popullit tonë. E përderisa këtë muaj përkujtojmë edhe sakrificën e popullit të Kosovës, kujtojmë dhe nderojmë përherë familjet e dëshmorëve dhe të martirëve”, tha kryeministri Kurti.
Me këtë rast, kryeministri ka falënderuar TIKA-n turke për mbështetjen e vazhdueshme, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe kontributin për zhvillimin në Kosovë.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:
Shkëlqesia juaj, Sabri Tunç Angılı, ambasador i Republikës së Turqisë në Kosovë,
I nderuari z. Yasin Ekrem Serim, zëvendësministër në ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë,
I nderuari komandant i KFOR-it, gjeneral Özkan Ulutas,
E nderuara znj. Fulya Aslan, koordinatore e TIKA-s në Kosovë,
Të nderuar ministra, zëvendësministra, deputetë, përfaqësues e udhëheqës të institucioneve të shtetit tonë,
I nderuari udhëheqës i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfti Naim Tërnava,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,
Motra dhe vëllezër,
Është kënaqësi që jam sonte këtu me juve dhe ndonëse jemi në ditën e 18-të, meqë po shihemi sot, më lejoni t’ua uroj Muajin e Shenjtë të Ramazanit!
Uroj që përgjatë këtij muaji të keni qetësinë e shpirtit dhe përkushtimin e zemrës drejt vlerave të besimit, bashkëpunimit, të mbrojtjes e të zhvillimit të paqes. Për më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit, bujari e kujdes për të gjithë, e përbashkim rreth thirrjes për vepra më të mira.
Çdo herë ta kemi në mendje respektin dhe vlerësimin e lartë për kontributin që kanë dhënë brezat para nesh, për lirinë e popullit tonë. E përderisa këtë muaj përkujtojmë edhe sakrificën e popullit të Kosovës, kujtojmë dhe nderojmë përherë familjet e dëshmorëve dhe të martirëve.
E bashkë me natyrën e cila po ripërtërihet në këtë stinë të pranverës, uroj që Muaji i Ramazanit të sjellë ripërtëritjen shpirtërore. E thonë që mosha e vërtet e njeriut është mosha e shpirtit të tij apo të saj, andaj u uroj të gjithëve që gjithmonë të keni shëndetin e fortë dhe shpirtin e ri.
E falënderoj TIKA-n turke për mbështetjen e vazhdueshme, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe kontributin për zhvillimin në Kosovë.
Në këtë Ramazan u dëshiroj agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara të gjithë juve dhe secilit e secilës prej jush.
Zoti ua bëftë kabull agjërimin e kësaj dite! Dhe ju faleminderit shumë për ftesën për këtë iftar kaq të shijshëm në muajin e shenjtë të Ramazanit./Arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...