Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, Tahiri: Mundësi për pjesëmarrësit tjerë që qeverisjen e tij ta trajtojnë si model të dështimit

16:56 | 3 Nëntor 2024
E.G

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se pjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës është një mundësi për pjesëmarrësit tjerë që qeverisjen e tij ta trajtojnë si “model të dështimit”

Me anë të një postimi në Facebook, ai shtoi se kjo pjesëmarrje është po ashtu shans i rrallë për të, që të ligjeroj se çfarë kanë qenë planet dhe veprimet e tij, që siç tha ai, quan në dështimin ekonomik në Kosovë, shkruan Arbresh.info.

“Kryeministri Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, një mundësi kjo ideale për pjesëmarrësit tjerë që qeverisjen e tij ta trajtojnë si model të dështimit, ose një shans i rrallë për të, që të ligjeroj se çfarë kanë qenë planet dhe veprimet e tij që quan në dështimin ekonomik në Kosovë!”, ka shkruar Tahiri./Arbresh.info/

Të ngjashme