Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen zyrtare të ngjarjes “3×3 Prishtina”.
Për katër ditë radhazi, sheshi ”Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të jetë arenë e ndeshjeve ndërkombëtare në 3×3 për burra dhe gra.
“Shumë të dashur të pranishëm që jeni mbledhur këtu në qendër të Prishtinës për të mbështetur ekipet tona të basketbollit 3×3, po e hapim një tjetër edicion të turneut 3×3 Women’s Series dhe të 3×3 Challenger Prishtina, organizime këto që tashmë i kemi shndërruar në tradicionale për vendin tonë, për shkak se përafërsisht para saktësisht një viti kemi qenë në të njëjtin vend bashkë.” u shpreh kryeministri Kurti.
Ai shtoi se përmes këtyre eventeve, po dëshmohemi se jemi shtet i cili di të organizojë ngjarje sportive ndërkombëtare, që dimë të mirëpresim sportistë mysafirë, dhe ta duam e të jetojmë me sportin.
“Termi i “3×3″ përshkruan edhe neve si shtet por edhe këto momente në të cilat me Ministrinë tonë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, jemi të përqendruar në tri drejtime. E para është me sportistët tanë më të mirë që tashmë janë nisur drejt Lojërave Olimpike Paris 2024 e atje me synime të qarta për medalje. E dyta, me angazhimet tona për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, përgatitjet për të cilën tashmë kanë filluar. Dhe e treta, po vazhdojmë të jemi nikoqir të ngjarjeve të rëndësishme sikurse kjo e sotmja, pra ngjarje ndërkombëtare sportive.” vijoi fjalën e tij kryeministri.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje ndërkombëtare sportive ku po marrin pjesë 24 ekipe prej 20 shteteve, do të ketë dhe aktivitete e lojëra të ndryshme përcjellëse. Këto evente po organizohen nga klubi 3×3 Prishtina, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Prezente në hapjen zyrtare ishte dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:
Mirëmbrëma të gjithëve dhe faleminderit shumë që na keni mbledhur në këtë mbrëmje shumë të rëndësishme për sportin, për ndërkombëtarizimin e Kosovës dhe për inspirimin e brezave të rinj, që ta kuptojnë se sporti është edhe shëndet edhe argëtim
Shumë të dashur të pranishëm që jeni mbledhur këtu në qendër të Prishtinës për të mbështetur ekipet tona të basketbollit 3×3, po e hapim një tjetër edicion të turneut 3×3 Women’s Series dhe të 3×3 Challenger Prishtina, organizime këto që tashmë i kemi shndërruar në tradicionale për vendin tonë, për shkak se përafërsisht para saktësisht një viti kemi qenë në të njëjtin vend bashkë.
Me ngjarjet ndërkombëtare të tilla sportive, që janë prioritet i yni qeveritar, po dëshmohemi se jemi shtet i cili di të organizojë ngjarje sportive ndërkombëtare, mandej që dimë të mirëpresim sportistë mysafirë, dhe së fundmi që dimë si ta duam sportin dhe të jetojmë me sportin.
Termi i “3×3” përshkruan edhe neve si shtet por edhe këto momente në të cilat me Ministrinë tonë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, jemi të përqendruar në tri drejtime. E para është me sportistët tanë më të mirë që tashmë janë nisur drejt Lojërave Olimpike Paris 2024 e atje me synime të qarta për medalje. E dyta, me angazhimet tona për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, përgatitjet për të cilën tashmë kanë filluar. Dhe e treta, po vazhdojmë të jemi nikoqir të ngjarjeve të rëndësishme sikurse kjo e sotmja, pra ngjarje ndërkombëtare sportive.
Në këto gara ku po marrin pjesë 24 ekipe prej 20 shteteve, përveçse do të ketë garë se kush është më i miri e që të fitojë në fund, besoj se do të kemi edhe spektakël edhe momente të bukura për ne të pranishmit, që sonte do t’i shohim në ëndërr e do t’i mbajmë mend gjatë në kujtesën tonë.
Sigurisht, mbështetja jonë dhe qejfi jonë është që në fund të triumfojnë: vajzat tona me Enisën, Agnesën, Anilën edhe Anitën, dhe djemtë tanë me Adhurimin, Amirin, Agimin edhe Drinin.
Në këtë rast, më shumë si tifoz në kryeqytet sesa si Kryeministër në Republikë, besoj që do të japin më të mirën dhe do të angazhohen maksimalisht për rezultate pozitive.
Faleminderit të gjithëve, për pjesëmarrje, për mbështetje, urime për organizatorët dhe suksese për pjesëmarrësit!/Arbresh.info/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...