Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha për mediat në Bruksel se ka kërkuar që të plotësohen tri kushtet e vëna nga ai ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që të zhvillohet takim bilateral në Bruksel.
Kurti duke folur për dështimin e këtij takimi, tha se shumëçka ka ndodhur që nga takimi i fundit me Vuçiqin më 14 shtator duke përmendur edhe sulmin në Banjskë, shkruan Arbresh.info.
Më tej, ai përmendi edhe tri garancionet e kërkuara në këtë takim.
“Hera e fundit kur kemi pasur një takim trilateral ka qenë me 14 shtator të vitit të kaluar, pra 10 ditë para sulmit terrorist Banjskë të Zveçanit dhe që prej atëherë nuk kemi pasur takim trilateral. Ka ndodhur shumëçka prej atëherë, ka ndodhur Banjska, pro gjithashtu ka ndodhur edhe letra e tërheqjes nga Marrëveshja Bazike, të cilën para 27-shës evropiane, e ka lexuar dhe deponuar më pas ish-kryeministrja Bërnabiq.”, tha ai.
“Siç e tha edhe vetë Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendëspresidenti I Komisionit Evropian, Josep Borrell unë kam kërkuar garancione për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët mundësojnë zbatimin e marrëveshjeve. Nuk mund të ketë zbatim të marrëveshjeve pa mirëbesim dhe vullnet të mirë dhe këto vijnë nëpërmjet tri garancive të cilat I kam theksuar: E para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, vetëm nënshkrimi i marrëveshjes Bazike sjell sigurinë ligjore, juridike në njërën anë dhe anulon shkeljet e mëhershme.”, theksoi ai.
“Garancia e dytë është tërheqja e letres së Bërnabiq sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB-së dhe integriteti territorial dhe garancia e tretë që kam kërkuar është dorëzimi i kryekriminelit Milan Radojqitit autoriteteve të Kosovës. Ne nuk mund ta ngjallim reshterin e vrarë Afrim Bunjakun por Serbia duhet të na dorëzojë Milan Radojiqiqin”, tha Kurti./Arbresh.info/
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...