Kryeministri i vendit, Albin Kurti i ka shkuar sot për vizitë në shtëpi këngëtarit të njohur Sabri Fejzullahut me rastin e ditëlindjes së tij të 77-të.
Kurti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se pak njerëz si Sabri Fejzullahu mund të përbashkojnë shpirtin energjik dhe krijimtarinë produktive të kombit, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë bisedës, ai rrëfeu përjetimet e tij mbresëlënëse, duke përmendur bashkëpunimet me figura të shquara dhe momentet kyçe që shënuan karrierën e tij të pasur, si dhe përvojat e tij me njerëz të papërsëritshëm si Jusuf Gërvalla. Çdo histori ishte një pasqyrim i jetës së ndryshimeve të mëdha politike nëpër të cilat kaloi Kosova, e ku mëson diçka më shumë edhe për atë që e ke ditur, gjithnjë të mbështjella me dashurinë e tij të pamasë për artin dhe publikun, e cila ndjehet në çdo performancë të tij”, ka shkruar Kurti.
Tutje ka thënë se Sabri Fejzullahu, me 1098 këngë të shprehjeve të ndryshme muzikore dhe një trashëgimi artistike të pashoqe, është një thesar i gjallë i kulturës sonë.
Postimi i plotë:
59 vjet të furishme sepse të pandalshme e me deri 80 pjesëmarrje në koncerte për vetëm dy muaj periudhë kohore. Lum i gëzuar kënge që rrjedh përherë aty.
Sot pata kënaqësinë të vizitoj Sabri Fejzullahun për ditëlindjen e tij të 77-të, një figurë sa aktive e pasionante aq edhe e talentuar e punëtore e kulturës popullore dhe muzikës argëtuese të Kosovës.
Pak njerëz si Sabri Fejzullahu mund të përbashkojnë shpirtin energjik dhe krijimtarinë produktive të kombit tonë.
Ai me bashkëshorten Nera dhe djalin Ermalin, me vëllezër e mbesa, na pritën me ngrohtësi, dhe gjatë kësaj vizite, Sabriu ndau me ne një udhëtim magjepsës përmes gjashtë dekadave të karrierës së tij. Ai e nisi rrugëtimin e tij muzikor më 5 shtator 1965, dhe prej asaj dite ka qenë një forcë e vrullshme që ka formësuar muzikën pop në Kosovë dhe më gjerë.
Gjatë bisedës, ai rrëfeu përjetimet e tij mbresëlënëse, duke përmendur bashkëpunimet me figura të shquara dhe momentet kyçe që shënuan karrierën e tij të pasur, si dhe përvojat e tij me njerëz të papërsëritshëm si Jusuf Gërvalla.
Çdo histori ishte një pasqyrim i jetës së ndryshimeve të mëdha politike nëpër të cilat kaloi Kosova, e ku mëson diçka më shumë edhe për atë që e ke ditur, gjithnjë të mbështjella me dashurinë e tij të pamasë për artin dhe publikun, e cila ndjehet në çdo performancë të tij.
Sabri Fejzullahu, me 1098 këngë të shprehjeve të ndryshme muzikore dhe një trashëgimi artistike të pashoqe, është një thesar i gjallë i kulturës sonë. E falënderoj për këto rrëfime të paharrueshme nga kujtesa e tij e mrekullueshme dhe për gjithë ato vite të bukura përkushtimi të pakursyer që na ka dhuruar. Gëzuar ditëlindjen dhe shumë suksese të tjera përpara, Sabri!/Arbresh.info/
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli