Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se e ka vizituar Rexhep Qosjen në shtëpinë e tij.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se ka shkuar për ta uruar atë personalisht për ditëlindjen e tij të 88-të, shkruan Arbresh.info.
Kurti u shpreh se si shkrimtari i parë postmodern shqiptar dhe një kritik letrar i shquar, siç tha ai, puna e tij ka pasuruar trashëgiminë tonë kulturore.
“Rexhep Qosja, 88 vjet të plota të jetuara e të shkrira në qenien prej vigani në fjalë e në pendë.Sot pata nderin të vizitoj shtëpinë e autorit të shquar për ta uruar personalisht për ditëlindjen e tij të 88-të. Kontributi i tij në letërsinë dhe kulturën shqiptare janë të pashoqe, duke e bërë atë një figurë të dashur në Kosovë dhe më gjerë”, ka shkruar ai.
“Nga fillimet e tij të hershme në Vuthaj deri te rolet e tij të rëndësishme në edukim dhe letërsi, udhëtimi i tij ka qenë një burim frymëzimi. Si shkrimtari i parë postmodern shqiptar dhe një kritik letrar i shquar, puna e tij ka pasuruar trashëgiminë tonë kulturore. Jemi thellësisht mirënjohës për përkushtimin e tij të pandërprerë dhe i urojmë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë”, shtoi Kurti./Arbresh.info/
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...