Konjufca: Agresioni rus dhe mospajtueshmëria e Serbisë me kufijtë e saj, burime të pasigurisë në rajon

16:14 | 4 Korrik 2024
E.G

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në takim të dërguarin e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš.

Në takim u shkëmbyen pikëpamjet lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, veçanërisht në kontekst të sigurisë dhe nevojës për stabilitet.

Kryekuvendari Konjufca shprehu vlerësimin e tij se sot pasiguria në rajon ka dy burime kryesore, agresionin rus në Ukrainë dhe mospajtueshmërinë e Serbisë me kufijtë e saj, përkatësisht ambicien për zgjerim territorial.

U diskutua po ashtu për gjendjen në të cilën ndodhet dialogu Kosovë-Serbi, përkatësisht nevojën që BE-ja të bejë më shumë që Serbia t’i rikthehet Marrëveshjes së Brukselit si korniza bazë për normalizimin e raporteve mes dy shteteve.

Z. Frangeš shprehu qënedrimin e tij se Sllovenia, por edhe BE-ja duhet të njohin më shumë perspektivën se si palët, përkatësisht ajo e Kosovës, i shohin gjërat në mënyrë që kjo të reflektojë edhe në qasjen më adekuate të faktorit ndërkombëtar kundrejt zhvillimeve në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe zhvillimeve politike në përgjithësi në rajonin tonë./Arbresh.info/

Të ngjashme