Google ADS

Instruktorë të ushtrisë turke realizuan trajnim teorik e praktik në përdorimin e Antitankut HAR-66 për oficerët e ushtrisë së Kosovës

19:56 | 22 Shtator 2024
E.G

Instruktorë të ushtrisë turke realizuan trajnim teorik e praktik në përdorimin e Antitankut HAR-66, duke përgatitur e trajnuar nënoficerët e oficerët e Kosovës.

Sipas njoftimit të FSK-së, ky trajnim u bë me qëllim të ngritjes së kapaciteve profesionale ushtarake me standardet e vendeve të zhvilluara duke krijuar kështu ndërveprueshmëri me partnerët në të mirë të paqes dhe sigurisë globale, shkruan Arbresh.info.

“Ky trajnim është realizuar në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, që po japin në vazhdimësi kontribut në ngritjen dhe avancimin profesional të FSK-së.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme