Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka reaguar pas njoftimit se Serbia ka arrestuar një qytetar të dyshuar për “krime lufte” ndaj ushtrisë “jugosllave” në vitin 1999 në Koshare.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxholli, ka thënë se të vetmit të kanë bërë krime në Kosovë, Koshare, ku forcat militare dhe paramilitare pësuan fiasko, janë forcat serbe.
“Është për keqardhje që Serbia, vendi me historinë më të freskët të krimeve të luftës dhe gjenocidit, nuk dinë të ndalur me arrestimet, siç bëri para pak kohësh, dhe siç ka bërë edhe sot, sipas një njoftimi ende të pakonfirmuar që i është dërguar mediave në Beograd, nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.”, ka shkruar Haxholli.
Haxholli ka shkruar se “sipas njoftimit të tillë të ndarë me mua nga njerëz vullnetmirë, Ivica Daçiq, i ka njoftuar mediat sot për ndalimin e një qytetari me iniciale F.K i lindur më 1968, dhe kjo sipas njoftimit gjoja duke e ngarkuar për ngjarje gjatë periudhës maj të vitit 1999, në luftën e lavdishme të UÇK-së në Koshare”.
“Të vetmit që kanë bërë krime në Kosovë, Koshare, ku forcat militare dhe paramilitare pësuan fiasko, janë forcat serbe, dhe nëse dikush duhet ndjekur për krime lufte në Kosovë dhe Koshare, ai do të duhej të jetë pjesëtarë i atyre forcave”, ka shkruar ai.
Tutje ai shkruan se “Daçiq edhe pas 30 vitesh mund të mbijetoj në politikën serbe edhe me këto mësymje, por Kosova ka fituar përjetësisht në luftë dhe në paqe kundër Serbisë”.
“Lavdi UÇK-së. Lavdi Heroit Agim Ramani dhe të gjithë të rënëve në Koshare. Lavdi të gjithë atyre që luftuan kundër forcave serbe në Koshare dhe në të katër anët e Kosovës”, ka shkruar Haxholli. /Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Serbia arrestohen një person të dyshuar për “krime lufte” në Kosovë më 1999
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...