Gjuajti me armë gjatë festimit të Krishtlindjes ortodokse, arrestohet një person në Istog

12:17 | 8 Janar 2025
E.G

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Istog përmes njё videoincizimi kanë parë disa persona duke festuar me rastin e “Krishtlindjeve Ortodokse” nё fshatin Cerkolez-Istog dhe duke shtёnё me armё zjarri.

Sipas njoftimit, njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, kanё identifikuar tё dyshuarin i cili kishte shtёnё me armё, i njëjti gjatё bisedёs me zyrtarёt Policor ka deklaruar se ka edhe armё tё tjera nё shtёpi, shkruan Arbresh.info.

Nё koordinim me Prokurorin e shtetit, nё shtёpinё e pësonit tё dyshuar nga zyrtaret Policor janё gjetur dhe sekuestruar:

• Njё (1) Armё pistoletё CZ 75B
• Dy (2) karikator tё sё njejtёs armё
• Njё (1) Pushkё gjysёm automatike M57 7.62mm
• Njё (1) Pushkё Gjuetie

Policia bën të ditur se i dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit lirohet nё procedurё tё rregullt./Arbresh.info/

Të ngjashme