Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan e ka përjashtuar nga partia asamblisten Ardita Ukshini.Kjo për shkak se ajo ka votuar pro zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit Arianit Sadiku, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan thuhet se Ukshini ka vepruar në kundërshtim me vendimin e partisë.
“Mendimi dhe fjala e lirë janë të garantuara me statutin e partisë, por veprimet që bien ndesh me vendimet e shumicës dhe të partisë, janë të papranueshme. Andaj, asamblistja jonë, Ardita Ukshini në seancën e sotme të Kuvendit ka vepruar në kundërshtim me vendimin e partisë, duke shpërfaqë interesat personale para atyre partiake e qytetare”.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...