Dy persona janë arrestuar të shtunën në Mamushë pasi dyshohet se kanë rrëmbyer dhe sulmuar një tjetër burrë për shkak të një borxhi të pretenduar.
Sipas raportit të policisë, të dyshuarit e kanë nxjerrë viktimën nga vetura e tij, e kanë futur me forcë në veturën e tyre dhe e kanë dërguar në oborrin e shtëpisë së tyre, ku më pas e kanë sulmuar fizikisht, shkruan Arbresh.info.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.
“RRËMBIM & LËNDIM I LEHTË TRUPOR Mamushë / 31.08.2024 – 15:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit, viktimën mashkull kosovar e kanë nxjerrë nga vetura e tij dhe e kanë futur në veturën e tyre, dyshohet për shkak të një borxhi e pastaj e dërguar në oborrin e shtëpisë së tyre dhe të njëjtin e kanë sulmuar fizikisht. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...