Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit reagojnë ndaj deklaratës së Ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, të bërë dje për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Më këtë rast, KPK dhe ZKPSH kërkojnë që bartësit e funksioneve qeveritare të jenë të kujdesshëm, të përmbajtur dhe të mos pengojnë punën e prokurorëve në ushtrimin e ndjekjes penale dhe kryerjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore, shkruan Arbresh.info.
“Puna dhe veprimet e prokurorëve të shtetit, përfshirë këtu Prokurorinë Speciale, janë objektive, profesionale, të bazuara në ligj, prova dhe fakte.”, thubhet në reagimin e tyre.
“Andaj, tendencat e akterëve të partive politike, përfshirë këtu përfaqësuesit e Qeverisë, të cilët synojnë të minojnë kredibilitetin dhe profesionalizmin e Prokurorisë Speciale, kanë qenë dhe do të jenë të dështuara.”, thuhet tutje.
KPK dhe ZKPSH thotë se mbështesin Prokurorinë Speciale në ushtrimin e funksioneve të saj, përkatësisht në luftën e pakompromis ndaj të gjitha veprave penale që kjo prokurori i ka në kompetencë.
Ndryshe, Murati dje tha se Prokuroria Speciale nuk është e interesuar të luftojë korrupsionin por Albin Kurtin.
“Por Prokuroria Speciale nuk i bën ato hetime, sepse Prokuroria Speciale nuk është e interesuar ta luftojë krimin e korrupsionin.
Prokuroria Speciale është e interesuar ta luftojë Albin Kurtin, për t’ia bërë një argat opozitës”, ka shkruar ai. /Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më 2008 dhe 2015
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...