Google ADS

As shiu nuk e ndal Presidenten Osmani të vallëzojë në festën e Pavarësisë së ShBA-së

22:15 | 2 Korrik 2024
E.G

Në hapësirat e Ambasadës amerikane në Prishtinë, sot po festohet përvjetori i 248-të i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, festa e 4 korrikut.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është e pranishme në këtë festë të madhe.

Nga video e publikuar shihet se ndonëse bie shi, të pranishmit nuk e kanë ndalur vallëzimin.

Në video shihet edhe ambasadori amerikan,  Jeffrey Hovenier.

“Festojmë Pavarësinë e Amerikës”, ka shkruar presidentja./Arbresh.info/