Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se është arrestuar në Zveçan një person me iniciale R.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .
Sipas njoftimi, të njëjtit, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë karabinë, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, plumba të pushkës ajrore, gëzhoja të zbrazëta nga pushka e gjuetisë, xhaketë ushtarake me emblemë Republika e Serbisë, fitil eksplozivi pa ndezës, dhe rreth 100 gramë barut, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orësh./Arbresh.info/
Tre shkencëtarë ndajnë Nobelin në Kimi për studimin e protei...
Këto janë 9 marrëveshjet e reja të CEFTA-s
Tavo: Janë shpëtuar dy turistë të cilët kishin humbur në Mal...
Audio-incizimi i Kusari-Lilës me Radoiçiqin, deputetja e LDK...
Kjo është dita kur uragani “Milton” pritet ta godas Floridën
Raportohet për dy të vrarë nga sulmet me raketa në veri të I...