Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”

21:15 | 21 Tetor 2024
E.G

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur të hënën në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha se në aksident janë përfshirë një veturë me targa të huaja, një me targa vendore dhe një kamion.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur në orën 18:40 dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe ato të tjera.

“Më datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore. Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rëndë”, tha zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Policia nuk ka dhënë ende informacione për numrin e viktimave, ndërsa tha se mediat do të informohen me kohë për detaje të tjera./Arbresh.info/

Të ngjashme