49 aksidente trafiku brenda 24 orëve të fundit

12:25 | 7 Prill 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit në tërë territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur 49 aksidente komunikacioni.

Nga këto aksidente, 31 janë pa të lënduar dhe 18 janë me të lënduar, ndërkaq asnjë me fatalitet, shkruan arbresh.info.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit Policia ka shqiptuar 1169 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në trafik./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme