Google ADS

48 raste aktive me COVID në Kosovë

07:24 | 14 Qershor 2022
Xhejlane Haliti

Gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar katër raste të reja, ndërkaq nuk është regjistruar ndonjë vdekje nga ky virus.

Janë shëruar edhe gjashtë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 225 mijë e 255, shkruan arbresh.info

Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza.

Deri më sot 823 mijë e 417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 102 mijë e 974 me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme